Është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot në fshatin Kot të Selenicës në Vlorë.
Dyshohet se 43-vjeçari me inicialet A.D, ka qëlluar sot me armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, duke e lënë këtë të fundit të vdekur.
Njoftimi i Policisë
Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjëherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia e Vlorës kap dhe arreston autorin e dyshuar te ngjarjes.