Një person është arrestuar në fshatin Runjevë të Kaçanikut, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 12 qese me substanca narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 22.45 gram.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.