Drogë nga Shqipëria në Maqedoni, kapet grupi i trafikantëve shqiptarë - Bota Sot
Drogë nga Shqipëria në Maqedoni, kapet grupi i trafikantëve shqiptarë

Kronikë e zezë

Drogë nga Shqipëria në Maqedoni, kapet grupi i trafikantëve shqiptarë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 07:38
Foto ilustruse

Rreth 60 kg marijuanë janë kapur sot nga policia kufitare perëndimore në Maqedoni.

Sipas informacioneve të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.

Alsat raporton se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja e personave të tjerë, të cilët mendohet se janë të përfshirë në këtë rast.

Operacioni është në vijim e sipër nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim. Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk janë  zbuluar emrat e trafikantëve. E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...