Plagoset 77-vjeçari pasi shpërthimi i bombolës i vë flakën banesës - Bota Sot
Plagoset 77-vjeçari pasi shpërthimi i bombolës i vë flakën banesës

Kronikë e zezë

Plagoset 77-vjeçari pasi shpërthimi i bombolës i vë flakën banesës

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një shtëpi ka marrë zjarr në Elbasan dhe dyshohet se shkak i kasaj ngjarjë të jetë shpërthimi i një bombule. Si pasojë e ketij zjarri një 77-vjeçar, banesa e të cilit u përfshi nga zjarri, mbeti i plagosur në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale I.L.

Mësohet se 77-vjeçari është lënduar në përpjekje për të shuar flakët në banesë. Ai u dërgua për mjekim në Spitalin e Elbasanit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera