Një person nga Suhareka ka raportuar në Polici se dje pasdite derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës ia kanë grabitur 160 euro dhe një sasi të cigareve.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.