Mbillte kanabis në shtëpinë e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronikë e zezë

Mbillte kanabis në shtëpinë e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:14
Foto

Policia në Pejë gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti kishte mbjellur bimë të dyshuara të llojit ‘kanabis sativa’.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur katër bimë të dyshuara të po këtij lloji, një shishe me lëng që dyshohet të jetë metadon, 46 fara të llojit ‘kanabis sativa’ dhe dy fishekë të armës së zjarrit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat