Policia e Kosovës raporton se në pikën kufitare në Vërmicë ka arrestuar një të dyshuar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi i njëjti ka tentuar ta kalojë kufirin duke iu shmangur kontrollit policor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë, ku është dënuar me gjobë dhe pasi e ka paguar, i njëjti i është dorëzuar Policisë së Shtetit (policisë së Shqipërisë).