Lezhë, makina me drogë bie poshtë urës, vdes drejtuesi i mjetit

Kronikë e zezë

Lezhë, makina me drogë bie poshtë urës, vdes drejtuesi i mjetit

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:05
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë-Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor ku një 34-vjeçar me inicialet T.N duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.

Policia nga kqyrja e mjetit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde te dyshuar narkotike Kanabis Sativa në mjetin e të aksidentuarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat