Një muaj paraburgim për keqpërdorim seksual 11 vjeçares

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për keqpërdorim seksual 11 vjeçares

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit I.S. nga Komuna Shtime, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual ndaj 11 vjeçares me iniciale M.O.

I pandehuri I.S. dyshohet se më 2 nëntor të këtij viti në Shtime përkatësisht para shtëpisë së të dëmtuarës, ka hipur në veturën e tij dhe e ka dërguar në fshatin Reçak, me ç’rast e ka keqpërdorur seksualisht.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar, konform Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në komuikatën e gjykatës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat