Arrestohet për ryshfet një zyrtar i burgut të Dubravës

Kronikë e zezë

Arrestohet për ryshfet një zyrtar i burgut të Dubravës

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 16:17
Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, sot kanë arrestuar një zyrtar për marrje ryshfeti.

Sipas Policisë i arrestuari është  M.A. i lindur në vitin 1985.

I dyshuari, me pozitë pune zyrtar në Zyrën për Lirim me Kusht në Burgun e Dubravës, dyshohet  se ka marrë ryshfet me qëllimin që për një person të burgosur të bëjë rekomandim për lirim me kusht.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat