Dy persona janë arrestuar dje në fshatin shkabaj të Obiliqit, pasi në bagazhin e veturës atyre iu gjetën 7 kilogramë drogë, njofton policia, transmeton Gazeta Express.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, tha policia.
Njoftimi i plotë:
Fshati Shkabaj, Obiliq 15.11.2018 - 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në bagazhin e veturës me të cilin ishin duke udhëtuar, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 7 kilogramë e 615 gramë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.