Rrahje për një mur, një muaj paraburgim për tre persona - Bota Sot
Rrahje për një mur, një muaj paraburgim për tre persona

Kronikë e zezë

Rrahje për një mur, një muaj paraburgim për tre persona

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh të pandehurve me iniciale O. J., D. J. L. J dhe L. J, nga fshati Lladovë i Komunës së Gjilanit.

Të pandehurit O. J. dhe D. J. dyshohet se me datë 14 nëntor të këtij viti, pas një mosmarrëveshje rreth një muri, me të pandehurin L. J., fillimisht kanë filluar të fyhen në mes vete, e më pas i pandehuri O. J. me një shufër metalike godet të pandehurin L. J. në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, më pas ndërhynë edhe i pandehuri D. J., i cili me një lopatë godet po ashtu të pandehurin L. J., i cili nga goditjet humb vetëdijen në tokë.

“Më pas i pandehuri L. J. arrin të marr shufrën nga i pandehuri O. J. dhe godet këtë të fundit në fytyrë me ç’rast thyen hundën dhe dhëmbët e përparmë, me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, pasi që njëjtit janë familjarë dhe po të gjenden në liri do të ndikonin tek dëshmitarët”, thuhet në komunikatën e gjykatës. 

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...