IPK rekomandon suspendimin e dy policëve - Bota Sot
IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

Kronikë e zezë

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:28
Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë suspendimin e dy zyrtarëve të stacionit policor Jugu në Prishtinë.

Inspektorati Policor i Kosovës  njofton se më 5 nëntor ka  pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të këtij stacioni.

“Pas pranimit të ankesës ka filluar hetimi paraprak nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se  këta zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK-ja në konsultim me Prokurorinë kompetente do t’i vazhdojë hetimet e këtij rasti deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera