Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Malishevë: Veturat u aksidentuan në pjesën ballore - Bota Sot
Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Malishevë: Veturat u aksidentuan në pjesën ballore

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Malishevë: Veturat u aksidentuan në pjesën ballore

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një grua ka vdekur para rreth një ore dhe dy persona të tjetër janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimja. Ka thënë se njëra veturë ka humbur kontrollin dhe se me pjesë ballore të automjetit ka goditur një veturë tjetër.

“Sot rreth orës 16:40 policia në Malishevë ka marr informacion për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën lokale Banjë-Senik. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku dyshohet se aksidenti kishte ndodhur përderisa një automjet po qarkullonte në rrugën lokale në fshatin Senil në drejtim të fshatit Banjë me ç’rast në hyrje të fshatit Banjë i njëjti kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe kështu me pjesën ballore të automjetit kishte goditur një automjet tjetër i cili po qarkullonte nga fshati Banjë në drejtim të fshatit Senik”, tha Podrimja.

Viktima është e moshës 83 vjeçare.

Mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë para një ore, derisa motra e saj është në gjendje të rëndë.

“Ka vdekur para një ore Feride Jonuzi, e lindur më 1935, nga plagët e marra në një aksident që ka ndodhur në Malishevë. E në gjendje të rëndë është motra e saj, e aksidentuar në këtë rast”, ka thënë Bajgora.

Aksident në Malishevë, vdes një grua

Në një aksident që ka ndodhur te shtunën në Malishevë, ka humbur jetën një person.

Gruaja ka ndërruar jetë në Emergjencë në Prishtinë pas plagëve të marra.

Siç mëson kp, edhe një tjetër person është në rrezik për jetë.

Nga ky aksident mësohet se në veturë ishin tre persona. Nuk dihet shkaku i aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera