S’kanë të ndalur rastet e dhunës në familje në Kosovë - Bota Sot
S’kanë të ndalur rastet e dhunës në familje në Kosovë

Kronikë e zezë

S’kanë të ndalur rastet e dhunës në familje në Kosovë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 12:35
Ilustrim

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë në polici janë lajmëruar katër raste të dhunës në familje.

Policia e Kosovës bën të ditur se një femër në Podujevë ka raportuar se me datën 15 nëntor, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj me të cilin bashkëjeton dhe ka një fëmijë tre muajsh.

Në Prishtinë, burri mas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij e ka gjuajtur me një vazo duke i shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është arrestuar e më pas është liruar.

Ndërkaq që po në Prishtinë, një person është arrestuar, pasi që i njëjtui dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq që i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E bashkëshortën jashtëmartesore e sulmoi një serb në veri të vendit i cili edhe shkeli urdhrin mbrojtës të gjykatës.

Policia njofton se i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera