Mbushin veturën derivate me para fals

Kronikë e zezë

Mbushin veturën derivate me para fals

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prilep të Deçanit tre persona pasi që të njëjtit kanë mbushur veturën me derivate dhe kanë paguar me një kartëmonedhë prej 20 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa kartëmonedha të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat