Ia vjedh lopët, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Ia vjedh lopët, arrestohet një person

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 10:48
Ilustrim

Policia raporton se në fshatin Llashkadrenovc të Malishevës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjeve të bagëtive, pronë e viktimës.

Gjatë kontrollit në stallën e të dyshuarit janë gjetur katër krerë gjedhe, të cilat dyshohet se janë të vjedhura. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat