Përleshen dy burra në Kamëz, njëri plagoset me thikë

Kronikë e zezë

Përleshen dy burra në Kamëz, njëri plagoset me thikë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Një grindje midis dy burrave në Kamëz, ka përfunduar me përdorimin e mjeteve prerëse dhe për pasojë, njëri ka përfunduar në spital, me plagët e marra nga tjetri.

Policia konfirmon ngjarjen dhe sqaron se, u arrestua në flagrancë A. M., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, ka dëmtuar me mjet prerës B. S., vjeç 47, banues në Kamzë, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 19. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin B. S., vjeç 47, banues në Kamzë, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës . Nenet 89 e 279/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat