Sulmohen policët, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Sulmohen policët, arrestohen dy të dyshuar

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona dje në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe fyer policët.

Sipas Policisë dy persona me dy automjete ishin ndalur në rrugë (autostradë) dhe po bisedonin.

Patrulla policore është ndaluar dhe në momentin që kërkon arsyen e ndalimit fillimisht fyhen e më pas edhe i sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë në detyrë. Nuk raportohet për të lënduar. Pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat