Policia ka arrestuar një të dyshuar në Pejë i cili kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.
I dyshuari gjatë ushtrimit të dhunës në dhomë kishte hedhur sprej.
Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një armë zjarri-revole me një karikator dhe 10 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.