Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Durrësit. Sipas policisë mësohet se automjeti është djegur gjatë orëve të mbrëmjes dhe i përket një vajze 24-vjeçare, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.
Gjithashtu, mësohet se automjeti i djegur ka qenë i parkuar gjatë orëve të natës në një vend parkimi publik.
Dyshimet praprake të policisë janë se bnëhet fjalaë për një zjarrëvënie të qëllimshme. Ndërkohë, 24 vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka treguar se nuk ka patur konflikte me njeri.
Policia dhe grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave dhe po punon për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.