Gjendet i vdekur një punëtor sigurimi në Gjilan

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një punëtor sigurimi në Gjilan

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:30
Ilustrim

Policia raporton se në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan dje në mëngjes është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës një person, i cili ishte punëtor sigurimi.

Njësitë policore, prokurori dhe ekipi i mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, këta të fundit kanë marrë trupin e pajetë për ta dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat