Makina shpërthen në ecje, shoferi dëmton gjymtyrët

Kronikë e zezë

Makina shpërthen në ecje, shoferi dëmton gjymtyrët

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:48
Ilustrim

Një 48-vjeçar ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë, pasi makina ku ai udhëtonte ka shpërthyer në flakë ndërsa ishte në ecje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:35 në hyrje të qytetit të Vlorës. Policia njofton se pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shoferi me inicialet A.A, 48, vjeç. Ai ka marrë dëmtime pasi nuk mundi të dilte në kohë nga automjeti që shpërtheu në flakë, dhe aktualisht ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes", thotë policia e Vlorës në një njoftim paraprak për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat