Arrestohet personi që në Facebook bëri thirrje për largim të dhunshëm të targave serbe

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që në Facebook bëri thirrje për largim të dhunshëm të targave serbe

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Si nxitje të urrejtjes e ka konsideruar Policia e Kosovës veprimin e një personi, që në profilin e tij në Facebook ka bërë thirrje që dhunshëm të largohen targat serbe.

Policia e ka arrestuar, e më pas e ka liruar në procedurë të rregullt këtë person. Lajmin e ka bërë me dije në raportin e vet 24 orësh, Policia e Kosovës.

“Prishtinë, 23.11.2018-NN. Është pranuar një informatë se në rrjetin social Facebook është bërë thirrje për largim të dhunshëm të targave serbe nga një person i dyshuar. Lidhur me këtë janë ndërmarr veprime të nevojshme nga Policia, është identifikuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat