Vodhi 8 makina në Durrës, në pranga hajdutit nga Tirana

Kronikë e zezë

Vodhi 8 makina në Durrës, në pranga hajdutit nga Tirana

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:21
Ilustrim

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se është autori i 8 vjedhjeve të automjeteve, të vjedhura brenda tre muajsh.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ndjekja” ra në pranga Elton Tafa 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Shtetasin Elton Tafa, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 16 muaj burg  për vjedhje.

Policia vijon punën për gjetjen dhe bllokimin e automjeteve të dyshuara të vjedhura nga shtetasi i lartpërmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat