Gjendet pa shenja jete 61-vjeçari nga Vushtrria, i zhdukur tash e sa ditë

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete 61-vjeçari nga Vushtrria, i zhdukur tash e sa ditë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 10:11
Galip Rashica

Galip Rashica, 61 vjeçar nga fshati Studime e Ulët në Vushtrri ishte zhdukur nga dita e shtunë e javës së kaluar. Por, pas një jave ai u gjet pa shenja jete nga ana e policisë së Kosovës. Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës trupi i tij u gjet në një arë në fshatin Studime e Ulët e Vushtrrisë. Vdekja e tij është konstatuar nga ana e mjekëve.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm është gjetur pa shenja jete, Galip Rashica, 61-vjecar nga Vushtrria i cili kishte një javë që pa gjurmë kishte dal nga shtëpia e tij.

Trupin e pa jetë të 61-vjecarit pas kërkimeve e kanë gjetur zyrtarë të policisë së Kosovës dhe ekipet e FSK’së. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me date 25.11.2018, rreth orës 09:06, nq njq are nq fshatin Studime e Ulet- Vushtrri, është gjetur trupi i pajetë i personit të raportuar i zhdukur me date 18.11.2018. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar i Urgjencës në Vushtrri”, kanë deklaruar burime nga policia e Kosovës.

Familja e të ndjerit kishte treguar se i ndjeri kishte probleme me shëndetin si dhe kjo nuki ishte hera e parë që ai kishte dalë nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat