Arrestohen dy serbë, Kaluan ilegalisht kufirin në Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy serbë, Kaluan ilegalisht kufirin në Kosovë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 10:16
Ilustrim

Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Serbisë, pasi dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër), shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit me automjetin e tyre kombi kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.

Siç njofton PK, në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki.

“Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër), shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit me automjetin e tyre kombi kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat