Kanabis, armë dhe të ‘apasionuar’ pas Toni Montanës, kush janë 3 të rinjtë që u kapën me hashash në X5-ën

Kronikë e zezë

Kanabis, armë dhe të ‘apasionuar’ pas Toni Montanës, kush janë 3 të rinjtë që u kapën me hashash në X5-ën

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 11:48
Aldo Pata, një nga të arrestuarit e policisë në Sarandë

Policia e Shtetit arrestoi mëngjesin e sotëm 3 të rinj të cilëve iu është gjetur një sasi prej 32 kilogramë kanabis brenda makinës së tyre BMW X5.  (LEXO KËTU).

Mediat shqiptare mësojnë se ata janë, Suel Çapuni, 27 vjeç, Aldo Pata, 25 vjeç, i dënuar më herët për vjedhje dhe Ergis Kalemi, drejtues i BMW-së.

Në një vëzhgim në rrjetet sociale të të rinjve, shihet se ata janë të apasionuar pas motorëve, makinave të shtrenja, lëndëve narkotike, dhe armëve. Aldo Pata, ka vendosur edhe foton e Toni Montanës, në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat