Aksident te “Rrethi i Flamurit”, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident te “Rrethi i Flamurit”, një person i lënduar

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture.

Aksidenti ka ndodhur në  afërsi të vendit “Rrethi i Flamurit”. Siç shihet në fotografitë, në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulanca dhe Policia.

Sipas Policisë i lënduar ka mbetur një i mitur që ka qenë pasagjer në veturë ndërsa  infermierët shëndetësor kanë deklaruar se i mituri ka marr lëndime të lehta.

Për shkak të këtij aksidenti rruga që të çon për në Veternik është bllokuar dhe është krijuar një kolonë e gjatë e veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat