Para pak minutash është raportuar në media se ka ndodhur një vrasje në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Sipas raportimeve, dorasi ka qëlluar hajdutin i cili kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij.
Media ka kontaktuar policinë për t’i pyetur në lidhje me rastin të cilët kanë konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informacion për të shtëna me armë në Veternik në Prishtinë. Menjëherë pas këtij informacioni, njesitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes së bashku me njesitin rajonal për hetimin e krimeve si dhe njesitë ekzaminuese. Me të dale në vendin e ngjarjes policia ka hasur personin mashkull I cili pas plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që hetuesit policor me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore për ta ndriçuar rastin.”, thuhet në raportin e policisë.