I gjenden në makinë 25 mijë euro false, në pranga 37-vjeçari

Kronikë e zezë

I gjenden në makinë 25 mijë euro false, në pranga 37-vjeçari

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “500”, arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 37 vjeç, banues në Kavajë.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte.

Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat