Simiq: Kosova po na kërcënon vetëm pse jemi serbë, por s’ka kthim mbrapa nga këtu

Mitrovica

Simiq: Kosova po na kërcënon vetëm pse jemi serbë, por s’ka kthim mbrapa nga këtu

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:15
Pamje nga protesta

(E plotësuar) - Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe, ka thënë se nuk dihet ende sa është numri i protestuesve, por ka shtuar se janë mbledhur shumë herë në shi e në borë.

“Do të tentojnë të na godasin ende se ne vetëm pse jemi serbë, fëmijët tanë nuk kanë të drejtë të jetojnë si të tjerët. Sot nuk pyesin si jetojnë serbët në veri. I thërrasim nga Parteshi, Graçanica, Ranillugu, jemi një popull. Prishtina nuk dëshiron që të na lejojë të jetojmë normal. Sot ne atyre ju pengojmë vetëm pse jemi serbë. Nuk pajtohemi me planin që kanë, me planin që të mos na lejojnë në këto toka. Na kërcënojnë se si duhet do të ketë ende të arrestuar pasi që jemi serbë. Por nuk do të paguajmë haraçin atyre pasi nuk duam dhe nuk mundemi. Mbështetjen që kemi marr nga Kabashiqi dhe të tjerët mbrëmë është se nga këtu nuk ka kthim prapa”, u shpreh Simiq.

Një punëtor serb i Trepçës, që po merr pjesë në protestë, ka thënë se nuk janë marrë me politikë, por thotë se vendimi për ngritjen e taksës në 100 për qind për mallrat serbe nga Qeveria e Kosovës është haraç.

“Ne mbrojmë bukën tonë dhe punë tonë. Jemi këtu t’i tregojmë presidentit tonë se jemi të vendosur dhe jemi bashkë. Le të na arrestojnë, por le ta dinë se nuk do të tërhiqemi dhe do të jemi të gjithë së bashku, edhe Trepça është në mesin e popullit të vet”, u shpreh ai.

***

Serbët e veriut kanë filluar të mblidhen për të marrë pjesë në protestën e tretë kundër taksës prej 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia. Ata kanë thënë do të vazhdojnë të mbahen protesta të tilla deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Hapësira ku do të mbahet protesta e serbëve të veriut kundër taksës ndaj produkteve serbe, tashmë është mbushur me flamuj të Serbisë.

Shumë prej qytetarave janë mbledhur e me pankarta në duar po e presin fillimin e protestës. Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta të tilla, deri në përmbushjen e kërkesave. 

Ekipi i medias është duke qëndruar në Veri, prej ku raportojnë se qytetarët tashmë kanë filluar të mblidhen për protestën që pritet të nis pas disa minutash, kundër taksës prej 100 % ndaj produkteve serbe.

Ndryshe, në protestën e djeshme morën pjesë mbi 6 mijë persona, ndër ta ishte i pranishëm edhe bosi i krimit në veri Zvonko Veselinoviq.

Fjalimet e pjesëtarëve të Listës Srpska por edhe të personaliteteve të tjerë në veri, ishin akuzuese kryesisht ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj. Drejtori i Spitalit në rajonin e Veriut të Mitrovicës, i çoi selam Haradinajt, duke i thënë se po sillesh si Sulltani. Aty, pos parullave të shumta, u lëshuan edhe këngë patriotike serbe që i këndonin “Kosovës dhe Metohisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat