Rrëfimi i padëgjuar i luftëtarit që nuk e la vetëm Adem Jasharin në betejën e fundit

Kosova

Rrëfimi i padëgjuar i luftëtarit që nuk e la vetëm Adem Jasharin në betejën e fundit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:14
Sadik Halilin

Pak kush e njeh Sadik Halilin nga Dubovci i Vushtrrisë.

Ai ka një histori sa rrëqethëse po aq edhe të lavdishme, e të cilën nuk e ka treguar asnjëherë më parë.

Kjo ka të bëjë me familjen Jashari që marsin e vitit 1998 po luftonte me ushtrinë dhe policinë serbe.

Me një automatik dhe një pushkë, “luftëtari i panjohur” deri më tani, në vitin 1998, bashkë me vëllanë e tij, Isakun, u nisën në këmbë nga Dubovci i Vushtrrisë për në Prekaz për t’i dalë në ndihmë Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Sadik Halili, 78 vjeçar, rrëfen detaje nga beteja më e rëndësishme për çlirimin e Kosovës.

Me plot emocion ai tregon se nga vendi ku kishte mbetur i vrarë vëllai i tij e vet ishte plagosur, kishte parë e dëgjuar për herë të fundit britmat e fëmijëve nga kullat e Jasharajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat