Plagoset një person me thikë pas nje sherri, në kërkim autori

Kronikë e zezë

Plagoset një person me thikë pas nje sherri, në kërkim autori

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie.

Në njoftimin e policisë thuhet se "Shtetasi M.B, rreth 28 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë) nga shtetasi Ë.B, 28 vjeç".

Shtetasi M.B ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat