Si nëpër filma, plagos me armë bashkëfshatarin, rrëmben edhe një makinë dhe largohet

Kronikë e zezë

Si nëpër filma, plagos me armë bashkëfshatarin, rrëmben edhe një makinë dhe largohet

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Një ngjarje e denjë për skenar filmash ka ndodhur në Librazhd. Një person ka plagosur me armë zjarri një bashkëfshatarin e tij dhe në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, ka rrëmbyer edhe një makinë.

Arratia e tij, nuk ka zgjatur shumë, sepse është prangosur nga Policia.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:30, në një lokal në fshatin Kakavec, Prrenjas, ku A. R., 29 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, banues në Kakavec, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën. A. R., në tentativë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes  ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip "Golf" në pronësi të shtetasit A. B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 28. 11. 2018, rreth orës 01:30, në një lokal në fshatin Kakavec, Prrenjas, shtetasi A. R., 29 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, banues në Kakavec, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A. R., në tentativë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes  ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip "Golf" në pronësi të shtetasit A. B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të shpjerë të Policisë Librazhd dhe mirorganizimit të punës u bë e mundur që rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Dorez, të kapej shtetasi A. R., autori i dyshuar i dy ngjarjeve, plagosjes me armë të 23-vjeçarit si dhe të rrëmbimit të automjetit nën kërcënimin e armës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e krimit si dhe automjeti tip "Golf". Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat