E gjuajnë me armë drejt shtëpisë, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

E gjuajnë me armë drejt shtëpisë, arrestohen dy të dyshuar

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Një person nga fshati Bërkovë i Klinës ka njoftuar se dy të dyshuar me të cilët kishte pasur miqësi e më pas edhe mosmarrëveshje, kishin ardhur me një veturë afër shtëpisë së tije ku kishin shtënë me armë zjarri në ajër dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë kal.7.62 mm. 

Me urdhrin e gjyqtarit janë kontrolluar-bastisur shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit lirohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat