Therje me thikë në një lokal në Pejë

Kronikë e zezë

Therje me thikë në një lokal në Pejë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Në një lokal në Pejë Policia raporton se tre persona, dy punëtorë të sigurimit të lokalit dhe një mysafir, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Ngjarja ka ndodhur si rrugën “Hasan Prishtina” ku si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar tre të dyshuarit.

Dy të dyshuarit pas tretmanit mjekësor lirohen, kurse i dyshuari (mysafir në lokal) është therur në këmbë me një mjet të mprehtë dyshohet-thikë, vazhdon në trajtim të mëtejmë mjekësor në Spitalin Rajonal në  Pejë. 

Mjeti i dyshuar-thika nuk është gjetur. Me vendimin e prokurorit, tre të dyshuarit lirohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat