Rrah nënën dhe ia prish lokalin, Prokuroria kërkon paraburgim

Kronikë e zezë

Rrah nënën dhe ia prish lokalin, Prokuroria kërkon paraburgim

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, , ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit I.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kishte përdorur forcën duke e sulmuar nënën e tij J.J., në lokalin e saj. Me këtë ka kryer veprën penale, sulm.

I njëjti me datë e vend të njëjtë, me dashje ka dëmtuar pasurinë e nënës së tij, tani të dëmtuarën J.J.,e cila është edhe pronare në  atë lokal ku ka ndodhur rasti. Ai kishte arritur të thyente xhamin e frigoriferit dhe të thyente karriget e lokalit .Me këtë ka kryer veprën penale, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit I.J.,ka kërkuar  masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat