Dje në Prishtinë është raportuar për një sulm fizik mes familjarëve.
Në rrahje janë përfshirë katër meshkuj dhe një femër, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar tretman mjekësor.
Policia njofton se me vendim të prokurorit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt.