Armë e municione pa leje në shtëpi, pranga 30-vjeçarit

Kronikë e zezë

Armë e municione pa leje në shtëpi, pranga 30-vjeçarit

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë së Komisariatit Nr. 6, pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje.

Jashar Hysa, banues në fshatin Varosh të Ndroqit, periferi e kryeqytetit, është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një karikator dhe 146 fishekë.

Ai do t’i referohet tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat