Policia raporton se në rrugën “Jakov Xoxa”, në Prishtinë një mashkull në rrethana të panjohura është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.
Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.