Aksident, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Aksident, humb jetën një person

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 09:50
Ilustrim

Policia raporton se në fshatin Gurakoc, të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile.

Si pasojë e aksidentit njëri nga vozitësit ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar. Tre të lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe një është dërguar në QKUK. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat