Kuçovë, 4 të arrestuar për një grindje adoleshentësh

Kronikë e zezë

Kuçovë, 4 të arrestuar për një grindje adoleshentësh

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Një grindje për motive të dobëta mes adoleshentësh në Kuçovë ka përfunduar me arrestimin e 4 personave të përfshirë, tashmë të dyshuar për veprat penale të “vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë”, “moskallëzimit të krimit” dhe “heqjes së paligjshme të lirisë, kryer në bashkëpunim”.

Më konkretisht, gjithçka ka ndodhur rreth një muaji, kur 3 persona nga lagjja “11 Janari” e Kuçovës; 29-vjeçari E.K., 17-vjeçari A.K. dhe 16-vjeçari SH.P.; i kanë hequr lirinë 18-vjeçarit R.B.. Kjo grindje ka bërë që i afërmi i viktimës, 25-vjeçari F.B. të kërkojë hakmarrjen, duke tentuar të vrasë me mjet prerës, thikë, shtetasin E.K., të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda.

Policia në fakt ka ndërhyrë pas marrjes së njoftimit për incidentin e fundit me armë të ftohtë, duke arrestuar në kohë rekord autorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat