I rrëmbejnë kushëririn, 25 vjeçari hakmerret duke goditur me thikë autorin

Kronikë e zezë

I rrëmbejnë kushëririn, 25 vjeçari hakmerret duke goditur me thikë autorin

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Policia e Kuçovës ka vënë në pranga këtë të martë 4 persona fill pas tentativës së një 25 vjeçari për të vrarë me thikë personin që i kishte rrëmbyer ditë më parë kushëririn e tij.

Policia sqaron se në pranga ka rënë Franko Brisku. 25 vjeçari ka tentuar të qëllojë me thikë Erion Kumrian, 29 vjeçar. Brisku mbante përgjegjës për rrëmbimin e kushëririt të tij 18 vjeçar pikërisht 29 vjeçarin dhe në shenjë hakmarrje ka tentuar ta vrasë.

Policia vuri në pranga gjithashtu dhe shtetasit minorenë A.K 17 vjeç dhe Sh.P, 16 vjeçar, pasi edhe këta të dy kanë marrë pjesë në rrëmbimin e kushëririt të Franko Briskut.

Ndërkohë Erion Kumri mësohet se është plagosur pas një goditje e thikës e ka zënë në trup. Aktualisht ai gjendet në spitalin e Tiranës në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat