Aksidente në Elbasan dhe Korçë, dy të plagosur rëndë

Kronikë e zezë

Aksidente në Elbasan dhe Korçë, dy të plagosur rëndë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 16:08
Pamje nga aksidenti

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesditës së sotme.

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, K.Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, duke drejtuar mjeti kamion me targa AA 549 HL, ka aksidentuar këmbësorin I. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Valas të Elbasanit.

I riu ka qenë duke kapërcyer rrugën, në momentin e përplasjes nga kamioni, duke përfunduar i gjakosur në asfalt.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmën e nevojshme nga bluzat e bardha, ndërsa drejtuesi i kamionit u shoqërua në polici, teksa vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në mesditë në aksin Korçë-Pogradec dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 75-vjeçar.

“Mjeti tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin Fiordi Miminllari ka aksidentuar shtetasin Njazi Hyka, rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë pranë fshatit Çërravë. Ky i fundit u dërgua në Spitalin e Pogradecit, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore:, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në Komisariat për veprimet të mëtejshme proceduriale. Ndërkohë, po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat