Sekuestrohen 31 kg marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 31 kg marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Policia ka sekuestruar 31 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni antidrogë u zhvillua në Kostuar, ndërsa janë ndaluar dy mjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.

Mësohet se njëra prej makinave transportonte drogë, ndërsa tjetra kontrollonte rrugën.

Janë sekuestruar 2 çanta që përmbanin 4 pako me 30 kg 900 gram marijuane. Jane arrestuar 3 shqiptare 24, 29 dhe 37-vjec.  Po ashtu janë sekuestruar edhe 1100 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat