Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 14:11
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.T, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka dashur t’i vrasë dy persona.

“Me datë 03.12.2018, në kafiterinë “Grand Jerina”, në fshatin Carrabreg, Komuna Deçan, me dashje dhe për motive ende të panjohura tenton t’i provoj nga jeta të dëmtuarit B.D dhe N.D, në atë mënyrë që ditën kritike pas një konflikti verbal brenda kafenesë mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, ku ndërhyn dëshmitari M.Z dhe i ndanë ndërsa, të dyshuarin e qet jashtë lokalit, pas pak minutash i njëjti futet prapë në lokal me armë në dorë dhe nga një distance prej 5-6 metrash shtie tri herë në drejtim të vendit ku ishin ulur viktimat por nuk arrin t’i qëllojë, e pastaj me të shpejtë largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në kumtesën për media, përcjell KosovaPress.

Me këto veprime i pandehuri A.T dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë në tentative dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat