Kush është elbasanasi i kërkuar që u arrestua - Bota Sot
Kush është elbasanasi i kërkuar që u arrestua

Kronikë e zezë

Kush është elbasanasi i kërkuar që u arrestua

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Një person i kërkuar është vënë në pranga.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë të mundur kapjen e 47 vjeçarit Arben Kruja, të shpallur në kërkim.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim numër 765, datë 11 dhjetor 2017, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ‘Futja ose mbajtja pa leje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...