Poston video duke gjuajtur me armë, kontrollohet nga policia

Kronikë e zezë

Poston video duke gjuajtur me armë, kontrollohet nga policia

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një informate se një i dyshuar mashkull, kishte postuar një foto në rrjetin social Facebook duke shtënë me armë zjarri të tipit AK-47, i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti ka pohuar se armën e lartcekur e ka shitur dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë.

Policia me urdhër të prokurorit ka bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk e ka gjetur armën e lartcekur, por ka gjetur dhe ka konfiskuar një pushkë M-48 me 23 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat