KFOR-i armen, shkaktar i aksidentit në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

KFOR-i armen, shkaktar i aksidentit në Fushë Kosovë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë, ku shkaktar i këtij aksidenti ka qenë KOFR-i armen.Njërit nga studentët e aksidentuar ka thënë që është goditur nga automjeti i KFOR-it i cili më pas ka goditur edhe veturën e tretë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur katër persona të lënduar.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtine – Fushë Kosovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Tretman mjekësor deri tani kanë kërkuar gjashtë persona, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat